Мапа на сајтотКонтакт Почетна
Содржина
Почетна
За Нас
Тековни Проекти
Реализирани Проекти
Годишни Извештаи ново!
USAID CSSP Проект
СРЦе
Обуки
Донирајте во ЦИРа
Линкови
Ресурси
Публикации на ЦИРа
Закони за НВО
e-Билтен
Електронски Билтен


За да го добивате тримесечниот е-Билтен за Филантропијата во Македонија, Ве молиме да се регистрирајте






Ресурси за НВО
Ресурсни интернет страници - ресурси за Невладини организации

 

Thirrje publike për Projekte të Organizatave Qytetare

Programi CIVICA Mobilitas ka për qëllim të kontribuojë në përforcimin e kapacitetit të organizatave qytetare dhe qëndrueshmërisë së tyre me qëllim që të:

 

  • ushtrojnë ndjekjen kritike të punës së organeve të Vetëqeverisjes Lokale, posaçërisht në drejtim të aplikimit të parimeve të qasjes së barabartë, shpërndarjes së drejtë, mosdiskriminimit dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike,
  • ushtrojnë ndjekjen e praktikave financiare, buxhetore dhe kontabiliste të financave publike, si dhe promovimin dhe mbështetjen e praktikave të përgjegjësisë shoqërore në kuadër të sektorit privat, dhe
  • nxisin dhe zhvillojnë dialogun ndëretnik në të gjitha fushat e shoqërisë.  

 

Në këtë Thirrje për Aplikim për Grante për Projekte mund të paraqiten organizatat qytetare me projekte të përqëndruara në: decentralizim, qeverisje të mirë, përfaqësim dhe lobim, pjesëmarrje, transparence dhe llogaridhënie dhe/ose dialog ndëretnik.

Projektet do të marrin mbështetje financiare vetëm nëse përfshijnë aktivitete të projektit që janë në përputhje me qëllimet e “CIVICA Mobilitas”:

 

  • përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të Vetëqeverisjes Lokale,
  • përmirësimi i transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mire,
  • nxitja dhe zhvillimi i dialogut ndëretnik në të gjitha fushat e shoqërisë,
  • nxitja e ngritjes së aftësive të komunikimit; ndjekja e punës së autoriteteve lokale, posaçërisht nga pikëpamja e aplikimit të parimeve të qasjes së barabartë, shpërndarjes së drejtë, mosdiskriminit dhe efikasitetit në dhënien e shërbimeve publike,
  • ndjekja e praktikave financiare, buxhetore dhe kontabiliste të financave publike, si dhe nxitja dhe mbështetja e përgjegjësisë korporative shoqërore në sektorin privat,
  • projektet lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në nivelin institucional (p.sh. politikat e pakicave në institucionet qëndrore dhe lokale).

 

Barazia gjinore dhe marrëdhëniet ndëretnike janë tema transversale (ndërsektorale) dhe duhet të përfshihen në Propozim Projektin.

Në kuadër të kësaj Thirrjeje, grante për projekte do t`u ndahen organizatave qytetare lokale-organizatave joprofitabile ose koalicioneve të organizatave qytetare nga Republika e Maqedonisë. Gjithsej 5-10 projekte do të marrin mbështetje në kuadër të kësaj Thirrjeje për Aplikim me shumë maksimale deri në 100,000 franga zvicërane (në kundërvlerë të denarit) për projekt.

 

Periudha për implementimin e Projektit nuk duhet të tejkalojë 12 muaj.

 

Është kjo Thirrje e hapur dhe i ftojmë të gjitha organizatat qytetare të interesuara që të aplikojnë. Të gjitha dokumentet dhe informacionet e duhura në procesin e aplikimit dhe seleksionimit mund t’i gjeni në web faqen e Programit: www.civicamobilitas.org.mk, në web faqen e CIRa-së: www.cira.org.mk,  ose në zyrat e CIRa-së.

 

Afati i fundit për aplikim është 1 tetor 2010 (E premte) deri në orën 16:00. Aplikuesit duhet të paraqesin kërkesat e veta më së voni deri më datën e lartëpërmendur, duke përdorur Formularin në version elektronik, si dhe të dorëzojnë një kopje shtesë personalisht ose përmes postës në adresën në vijim:

Dime Anicin 9

1000 Shkup, Maqedoni

Tel: (02) 31-14-855

 

 

Njëkohësisht, aplikuesit duhet të dorëzojnë fletë-aplikimin e kompletuar në formë elektronike, në CD.

 

Vetëm ata aplikues që plotësisht i përmbushin kriteret për aplikim do të merren në konsideratë në procesin e mëtejshëm të seleksionimit.

 

 

Organizatat qytetare që dëshirojnë të aplikojnë për këtë Thirrje, mund t`ia drejtojnë të gjitha pyetjet Branko Dokuzovski-t, Koordinator i Granteve për Projekte, në telefonin: (02) 31-14-855 dhe përmes postës elektronike në: Оваа адреса на е-пошта е зашититена од спем-ботови, потребно е да го вклучите Javascript-от за да ја погледнете                                                                                                                                                       

 

Shkarkoni dokumentacionin e plotë të nevojitur për aplikim për grante për projekte:

 

 
Следно >

ЈАКНЕЊЕ НА КАПАЦИТЕТИ
РАЗВОЈ НА ФИЛАНТРОПИЈА
РАЗВОЈ НА ЗАЕДНИЦИТЕ
ДРУГИ ВЕСТИ ОД ЦИРа

 




web
cira.org.mk
Фонд за поддршка на деца и млади-жртви на сексуална злоупотреба
Донирајте во ЦИРа


Copyright © 2006 CIRa. All rights reserved.